Prokuroria tregon arsyen e arrestimit të Currit me shokë

Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona nën dyshime për përfshirje në fajde.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Atyre i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë.

“7 persona janë ndaluar për fajde. Të gjithë këta janë ndalur për 24 orë, për të njëjtit janë duke u ndërmarrë veprime hetimore”, ka thënë Beka për lajmi.net.

Deri më tani, është konfirmuar arrestimi i  Ismet Osmani, Ilir Bojku, Mentor Maqani e së fundmi u arrestua edhe Rrahim Hashimi.

Gjatë një operacioni të policisë në lagjen “Marigona” u arrestuan Ismet Osmani, i njohur si “Curri”, i cili është pronar i disa kazinove në Kosovë, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani

Po ashtu gjatë këtij operacioni është arrestuar edhe ish-ushtari i UCK-së, Rrahim Hashimi, ish-i akuzuari për rastin e “Sekserëve”, bashkë me Emin Beqirin, ish-shefi i Drejtorisë së Krimeve Ekonomike.