Protesta e serbëve në veri, Policia e Kosovës: Kemi bërë planifikimet operacionale – qytetarët të mos bien pre e provokimeve

Policia e Kosovës, ka dalë me një njoftim sa i përket protestës/tubimit së sotme të ftuar nga Lista Serbe në veri të Mitrovicës.

“Referuar informacioneve mbi zhvillimet e fundit dhe paralajmërimeve për mbajtjen e një proteste/tubimi sot në ora12:00, Policia e Kosovës duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestave paqësore, sipas detyrës zyrtare ka bërë planifikimet e saja operacionale”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se përmes planit operacional, Policia e Kosovës ka për qëllim ndërmarrjen e masave operative policore, për tu siguruar se mbarëvajtja e protestës/tubimit të kaloj e qetë dhe pa incidente, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbrojtjen e rendit kushtetues të RKS-së.

“Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore po vazhdon angazhimet e saj në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në Veri të Mitrovicës. Policia e Kosovës, fton qytetarët që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim.