Protesta e stafit mbështetës shëndetësorë para ministrisë së Shëndetësisë, kërkojnë pagat dhe kontratat e rregullta

Kanë tre muaj që nuk kanë marrë asnjë pagë, pavarësisht se puna dhe angazhimi i tyre ka qenë i vazhdueshëm.

Stafi mbështetës shëndetësorë kanë protestuar sot para objektit të ministrisë së Shëndetësisë, nga ku kanë kërkuar që të plotësohen kërkesat e tyre e që janë: Pagat si dhe vazhdimet e kontratave.

Imrie Uka, infermiere në Klinikën e Ortopedisë nga stafi mbështetës ka deklaruar se punën e kanë vazhduar njëjtë, vetëm se disa prej tyre e kanë bojkotuar për shkak të arsyeve financiare, pa pamundësisë që të vijnë në punë.

“Jemi të angazhuar maksimalisht, ka edhe nga kolegë tanë që punojnë me kujdestari. S’kemi diçka dallim. Jemi 1 mijë e 304, mjekë, laborantë , infermierë dhe ndihmës teknikë.Deri në 10 besoj që zgjatë, por shpresoj se kemi me marrë një përgjigje definitive, në të kundërtën ne do të vazhdojmë me të tjerat”, tha ajo.

E për t’iu bashkuar kësaj proteste aty ishte edhe Enlirat Duraku, infermierë i rregullt në kuadër të sistemit shëndetësorë në vend.

Ai tha se stafit duhet ekzekutuar në kohën e duhur pagat, pasi që ka mundësi që dikush ende varet pikërisht nga kjo pagë.

“Pastaj edhe kontratat e punës, sepse sistemi shëndetësorë ka nevojë për ta dhe pacientët kanë nevojë për kujdesin tonë maksimal, andaj kërkesën e tyre për ekzekutim të pagave dhe vazhdim të kontratave e dimë se në sistemin shëndetësorë ka mungesa të mëdha sidomos për stafin mbështetës.Kemi kërkuar edhe nga ministri i Shëndetësisë, qoftë edhe nga Komisioni Parlamentar e Kuvendi që këta profesionistë të mbeten në punë përmes gjetjes së modaliteteve. Kërkesa e këtyre profesionistëve e i konsiderojmë si legjitime prandaj ne si organizatë e infermierëve i mbështesim në mënyrë të pakontestueshme.”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Duraku theksoi se s’kanë marrë ndonjë përgjigje, teksa tha se ministri Latifi kur flet për “ikjen e trurit nga Kosova”, e ka fjalën vetëm për mjekët.

“Sepse ai takohet me mjekët, por takimet ne infermierë zakonisht e çon ndonjë zëvendësues për dallim nga takimet me mjekët”.

E një infermiere tjetër nga stafi mbështetës shëndetësorë theksoi se shkaku i problemeve me kontrata dhe paga është detyruar që të nënshkruajë kontratë pune në Gjermani.

“Jemi që dy vite me kontrata mbi vepër, por jemi këtu edhe për shkak të mospagesave. Po malltretohemi me kontrata tre muaj, gjashtë muaj. Poashtu pagesat tre mujore që janë vonu, e shumë prej nesh kemi obligime personale gjithashtu kjo vonesa që është prej tre muajsh dhe kjo vazhdimësi e kontratave mbi vepra na ka shkaktu që më shkëput kontratën.Unë p.sh e kam shkëputur që të zhvendosem më punu në Gjermani.Kisha kërkuar nga ministri i Shëndetësisë që nëse të gjitha gjërat i ka si ministër dhe është i ngritur kisha pas qef me e pas edhe ndjenjën njerëzore.”,shtoi ajo.