Protesta e veteranëve, Kuvendi “blindohet” nga forcat e shumta të policisë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka paralajmëruar për sot mbajtjen e një protestë gjithëpopullore në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale.

E sot në orët e mëngjesit forca të shumta të Policisë së Kosovës kanë rrethuar objektin e Kuvendit të Kosovës për të ofruar siguri.

Policia ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e protestës ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë për qytetarët, mbrojtjen e pronës dhe ofrimin e sigurisë në trafik.

Protesta do të nisë në orën 09:30.