Pamje: Protestuesit brohoritën “Mos bombardoni, diskutoni”
“Fundi i një lufte pa fund”: më shumë se 1,000 njerëz demonstruan në Tel Aviv kundër luftës kundër Iranit dhe Hezbollahut, duke u bërë thirrje autoriteteve izraelite të ndalojnë përleshjet.
“Mos bombardoni! Diskutoni!”, “Fund i marrëzisë së Bibit”, brohoritën demonstruesit që ishin mbledhur në sheshin Habima, në zemër të qytetit, përpara se tubimi të shpërndahej nga policia.
Një grua mbante një pankartë ku shkruhej “Netanyahu është kërcënimi më i madh për ekzistencën e Izraelit”, duke iu referuar kryeministrit të vendit.
Menjëherë pas fillimit të tubimit në orën 4 pasdite, policia, e cila kishte dhënë leje vetëm për një tubim të kufizuar prej 150 personash për shkak të masave të sigurisë të vendosura për shkak të luftës, i shtyu demonstruesit larg zonës. Disa u kthyen në shesh ose u ulën në tokë.
“Policia po përpiqet të na i heshtë zërat”, por “është detyra jonë të jemi të pranishëm”, tha për AFP-në Alon-Lee Green, bashkëdrejtor i “Standing Together”, një grup izraelito-palestinez që organizoi tubimin. “Jemi këtu për të kërkuar fundin e luftës në Iran, në Liban, në Gaza, e cila ende po vazhdon, për t’i dhënë fund pogromeve në Bregun Perëndimor”, tha ai.
“Unë jam kundër luftës sepse (…) vë në dyshim arsyet” e paraqitura nga kryeministri”, tha një grua 62-vjeçare, Cecile, e cila nuk pranoi të jepte mbiemrin e saj. /tesheshi








