Protestat nuk ndalen, 10 mijë ton plehra në rrugët e Parisit dhe fluturime të anuluara

Rreth 10,000 tonë plehra të janë grumbulluar në rrugët e kryeqytetit francez, ndërsa sindikatat bëjnë thirrje për më shumë protesta në fundjavë dhe aksione greve kundër reformave të diskutueshme të pensioneve.

Qindra njerëz janë arrestuar në Paris pas dy netësh protestash, sipas ministrit të Brendshëm Gérald Darmanin. Demonstratat u përhapën në Rennes, Nantes, Lion dhe Marsejë, kundër vendimit të Presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit.

Partitë opozitare franceze tani kanë paraqitur një mocion mosbesimi në një përpjekje për të rrëzuar qeverinë e Macron pasi kudërshtojnë reformën e tij për pensionet.

Sindikatat kanë bërë thirrje për më shumë protesta të lokalizuara gjatë fundjavës dhe po ashtu greva janë planifikuar për javën e ardhshme.

Priten anulime të fluturimeve, me deri në 30% të fluturimeve në aeroportin Paris-Orly dhe 20% të fluturimeve në aeroportin Marseille-Provence të ndërprera nga një grevë e kontrollorëve të trafikut ajror. /oranews