Protestojnë para komunës punëtorët teknikë të QMF-ve e disa shkollave në Prishtinë

Me kërkesën për rritje të pagave, punëtorët teknikë të QMF-ve në Prishtinë dhe të nëntë shkollave, kanë protestuar para komunës së Prishtinës.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, tha se protestat nuk do të ndalen, deri sa të realizohen kërkesat.