Protestuesit në Shqipëri djegin flamurin e Serbisë

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, i kanë vënë flakën dhe kanë shkelur me këmbë një flamur të Serbisë.

Pas këtij veprimi ata kanë bërë thirrje anti-Serbisë dhe anti-nismës së Ballkanit të Hapur.

Pas thirrjes së Berishës, qindra demokratë i janë përgjigjur duke u mbledhur së bashku para kryeministrisë në një kohë ku kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pritet të mbajë një takim në orët në vijim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Në nismën e “Ballkanit të Hapur” deri më tani janë të përfshira vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shkruan Abcnews.

Ndërkohë kjo nismë është para me skepticizëm nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.