Pse Tony Blair u bë vizitor i shpeshtë në zyrën e Netanyahut gjatë luftës në Gaza?

Tony Blair

Ish-kryeministri britanik Tony Blair është bërë një vizitor i shpeshtë në Izrael gjatë dy viteve të fundit, duke zhvilluar takime të rregullta me kryeministrin Benjamin Netanyahu gjatë luftës në Gaza.

Blair shihet si një figurë kyçe në hartimin e planeve ndërkombëtare për “ditën pas” luftës në Gaza, përfshirë një propozim për administrim ndërkombëtar të Rripit. Megjithatë, sipas disa burimeve, roli i tij është zbehur për shkak të kundërshtimeve nga Egjipti.

Ndërkohë, miliarderi egjiptian Naguib Sawiris, i përmendur si një kandidat i mundshëm për një këshill drejtues në Gaza, ka vizituar Izraelin këtë javë, në kuadër të diskutimeve për të ardhmen e enklavës palestineze. /mesazhi