Publikohet koncepti i ri i veturës elektrike të General Motors, Cadillac Celestiq

Në fakt kjo çfarë po shihet këtu është vetëm koncepti i veturës.

Produkti final i veturës pritet që të dalë në shitje gjatë vitit 2024, dhe siç shihet do të mund të duket pothuajse identike me konceptin e saj.

Por që ende pritet që të konfirmohet ajo e cila Cadilac thotë “pothuajse identike”.

Në ndërkohë, le t’i hedhim sytë drejt këtij krijimi të mahnitshëm.

Nuk është një veturë, por një vepër absolute e artit, një kryevepër e dizajnit.

Dhe të jemi të sinqertë, duhet ta presim atë performancë duke e parë çmimin fillestar prej 293,700 eurove.

Që nga pjesa e përparme kjo veturë dallohet se është një Cadillac, dritat LED e rrethojnë një nga grilat më të bukur që janë parë deri më tani në vetura elektrike, shkruan ArenaEV.

Dritat vertikale të ditës gjithashtu e shfaqin fytyrën e vërtetë të Cadillac, dhe duket se dritat performojnë një “ritual vallëzimi” kur vetura e kupton se pronari po afrohet.

Pjesa e pasme e tregon inspirimin e dizajnit të veturës. Duke e shikuar pjesën qarkore të pjesës së pasme ju mund ta vëreni formën klasike të Jensen Interceptor.

Duke shikuar nga pjesa e pasme tek ajo e përparme dallohet një vijë e ulët e cila varet vetëm pak inç prej rrotave të pasme.

<iframe width=”619″ height=”281″ src=”https://www.youtube.com/embed/yoNERrdJ-JA” title=”A New World Standard: CELESTIQ | Cadillac” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>