Publikohet lista e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) ka përpiluar listën e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së.

Në një komunikatë për media nga ky bord kanë njoftuar për kandidatët që kanë plotësuar kushtet dhe që do të ftohen në intervistë.

Siç njoftohet janë gjithsej nëntë kandidatë që kanë plotësuar kriteret e kërkuara.

Më poshtë gjeni listën e plotë:

Adriana Kutllovci

Arbëreshë Arifi-Teli

Arta Bajrami

Bekim Hasani

Bekim Shehu

Naser Thaçi

Shkumbin Ahmetxhekaj

Valentina Saracini

Ylli Kaloshi

Kandidatët do të njoftohen brenda afateve ligjore për datën dhe orën e intervistës.