Publikohet raporti i fundit i rasteve me COVID-19, ka të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmua 2 mijë e 110 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Përgjatë kësaj kohe kanë vdekur pesë persona.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se tani për tani në vend janë 30 mijë e 871 raste aktive.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.786.709 doza të vaksinës.

Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 84.819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 9.451 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 3.772 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178.768.

Në total numri i rasteve aktive është 30.871.