Pulsi Publik: Mbi 60% e qytetarëve të kënaqur me presidenten Osmani

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka publikuar sot edicionin e 24-të të Përmbledhjes Pulsi Publik.

Sipas kësaj përmbledhjeje, del se 60.3 për qind e të anketuarve janë të kënaqur me presidenten Vjosa Osmani.

“Niveli i kënaqshmërisë me Presidenten kapi vlerën 60.3%, krahasuar me 56.8% në nëntor 2022”, thuhet në raport.

Anketa e opinionit të Pulsit Publik bazuar në intervistat e kryera në prill 2023 paraqet gjetjet mbi dhjetë treguesit kryesorë që mbulojnë çështjet socio-ekonomike, mjedisore dhe politike, duke përfshirë drejtësinë tranzicionale.