Punëtori bie nga kati i dytë i një ndërtese, dërgohet në QKUK

Një punëtor ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese e cila është në ndërtim në Mitrovicë të Jugut.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rënia e tij ka ndodh nga pakujdesia, ndërsa është duruar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar, përderisa ka qenë duke punuar, nga pakujdesia ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese që është në ndërtim. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.