Punonjësit shëndetësor futen grevë 8-orëshe të enjten

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) kanë thënë se do të futen grevë 8-orëshe përgjatë ditës së enjte.

FSSHK, me anë të një komunikate, thotë se veprimi vjen si “pasojë e mos përgjigjes nga ana e Qeverisë”, shkruan lajmi.net.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se edhe për kundrejt pritjeve tona që të takohemi me institucionet shtetërore, kjo e fundit nuk ka reflektuar. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mos përgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar që nesër me datë 02.12.2021 e Enjte të mbajë Grevë 8(tetë) orëshe pranë institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

“Këshilli Qendror Grevist siguron se të gjitha shërbimet emergjente do të jipen konform Ligjit mbi Greva”, deklarohet tutje.