Pushtuesi tenton të thyej shpresën tek Palestinezët

Zakaria Al-Zubeidi

Zakaria Al-Zubeidi, një nga gjashtë të burgosurit palestinezë që u arratisën me sukses nga burgu Gilboa, ka hyrë në kujdesin intenziv të Spitalit pasi hetuesit sionistë e torturuan brutalisht pas kapjes së tij. Që nga rimarrja e Al-Zubeidit nga forcat pushtuese, hetuesit e kanë goditur me elektroshok dhe e kanë rrahur rëndë, duke i thyer këmbën. Al-Zubeidit nuk i është lejuar të flejë dhe është varur nga këmba e thyer.

Të burgosurit e tjerë palestinezë të cilët u arrestuan përsëri, Mahmoud dhe Mohammad Ardah dhe Yacoub Qadri, po i nënshtrohen torturave të ngjashme dhe nuk lejohen të takojnë avokatët e tyre. Përveç kësaj afro 100 të burgosur të tjerë palestinezë janë torturuar dhe dënuar që nga arratisja e suksesshme nga burgu. Duke pasur parasysh shpresën e ripërtërirë që gjashtë të burgosurit kanë nxitur tek populli, Izraeli po ndëshkon kolektivisht të gjithë të burgosurit palestinezë e jo vetëm dhe po përpiqen të thyejnë shpresën e tyre duke i nënshtruar ata. /mesazhi