Putin lehtëson procedurat për nënshtetësinë ruse për të huajt që bëhen pjesë e ushtrisë

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që lehtëson procesin e marrjes së nënshtetësisë ruse për shtetasit e huaj që kanë nënshkruar kontrata të shërbimit ushtarak me Forcat e Armatosura Ruse që nga fillimi i luftës.

Ata që kanë nënshkruar “për një periudhë njëvjeçare” mund të aplikojnë për shtetësi me procedurë të thjeshtuar, sipas dekretit të publikuar në faqen zyrtare.

Ky dekret i ri ndryshon dekretin e mëparshëm të lëshuar nga Putin shtatorin e kaluar, i cili kërkonte që të huajt të shërbenin për të paktën një vit dhe të përfshiheshin aktivisht në luftime për të paktën gjashtë muaj për t’u kualifikuar për një procedurë të thjeshtuar të shtetësisë.

Rregullat e përditësuara gjithashtu zgjerojnë të drejtën për shtetësi për anëtarët e familjes së personelit ushtarak. /abcnews.