PZAP ia hedh poshtë ankesën AKR-së e Nismës për mosnumërimin e votave nga Serbia

PZAP e ka hedhur poshtë kërkesën e koalicionit NISMA-AKR-PD për mosnumërimin e votave të ardhura nga Serbia.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga PZAP, shkruan lajmi.net.

“Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më datë 25.10.2019, ka shqyrtuar ankesën: Anr.378/2019, e paraqitur nga subjektit politik Koalicioni NISMA-AKR-PD, të datës 24.10.2019, me të cilën kanë kërkuar nga PZAP-i që të aprovoj ankesën e këtij subjekti dhe te Urdhërohet KQZ-ja, që të anuloj përjashtoj nga rezultatit i numërimit ne tersi grumbullin e fletëvotimeve të ardhura nga Serbia”, thuhet në komunikatë.

“Dhe ankesën: Anr.377/2019, e datës 23.10.2019, e parashtruar nga Veton Berisha – Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), paraqitur kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me anë të së cilës ka kërkuar, që të urdhëroj KQZ-në për rinumërim të 198 vendvotimeve, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në rinumërimin nga ana e KQZ-së, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës të datës 06.10.2019”, thuhet tutje në komunikatë.

Të dy ankesat janë hudhur poshtë si të palejuara.