PZAP: S`ka rinumërim të kutive, i hapet rruga certifikimit të zgjedhje

PZAP ka hedhur poshtë sërish ankesën e kandidatit të koalicionit LDK-AKR Vehbi Imeri, i cili ka denoncuar pretendimet e tija për manipulim votash ndaj tij.

Vendim i PZAP vjen pasi ky organ ishte detyruar nga Gjykata Supreme të rishqyrtonte vendimin e saj, pas ankesës në gjykatë të Imerit.

Megjithatë, PZAP sërish në vendimin që e ka nxjerrë të premten, ka refuzuar pretendimet e kandidatit të koalicionit LAA duke marrë vendim se “ankesa është e pabazuar”.

Ky vendim i PZAP i hapë rrugë KQZ për certifikim të rezultateve. Në rast se kjo nuk behët të premten, atëherë KQZ, sipas paralajmërimeve të kryetares Valdete Daka, certifikimi do të mund të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.