Qëllimi i Izraelit për eliminimin e Hamasit nuk është arritur thotë Washington Post

Pas 60 ditësh lufte, qëllimi kryesor i Izraelit për të “fshirë” Hamasin ende nuk është realizuar.

Sipas Washington Post, rreth 5,000 luftëtarë të Hamasit janë vrarë në konflikt nga 30,000 ushtarë në krahun ushtarak të grupit.

Duke cituar tre zyrtarë izraelitë të sigurisë të paidentifikuar, gazeta raportoi se Hamasi është ende aktiv në veri të Gazës, edhe pse Izraeli tani po zgjeron operacionet tokësore në jug.

“Megjithëse pjesa më e madhe e qytetit të Gazës është rrafshuar nga sulmet ajrore, forcat tokësore [izraelite] nuk kanë hyrë ende në disa nga bastionet kryesore të Hamasit atje”, thuhet në reportazhin e lajmeve.

Ndërkohë, vrasja e civilëve të Gazës vazhdon çdo ditë me rreth 16,000 të vdekur tani – duke përfshirë 7,000 fëmijë.