Qeveria e Italisë shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Venecia

Qeveria e Italisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Venecia, e cila është goditur nga përmbytjet e mëdha, raporton Anadolu Agency (AA).

Kabineti i kryeministrit italian Giuseppe Conte mbrëmë mbajti seancë të jashtëzakonshme për kushtet klimatike që më së shumti kanë ndikuar ndaj banorëve të Venecias.

Niveli i ujit në Venecia është rritur për 187 centimetra, ndaj nën ujë kanë mbetur sheshet, bazilikat dhe ndërtesat, ndërsa pjesa më e madhe e qytetit ka mbetur pa rrymë. Ky është niveli më i lartë i ujit që nga viti 1996.

Kryeministri Conte personalisht vizitoi Venecian dhe u bind me dëmet e mëdha materiale ndërsa mbrëmë njoftoi se Qeveria ka ndarë 20 milionë euro për nevojat emergjente të venecianasve.

Matjet e fundit tregojnë se niveli i ujit në Venecia është në rënie por edhe më tej në fuqi është meteo-alarmi i kuq.