Qeveria e Shqipërisë i kërkon Kroacisë të mos ekstradohet Ballisti në Serbi

Armand Duka ka pasur një bisedë me Edi Ramën rreth ndalimit të ekstradimit të Ismail Morinës – Ballistit nga Kroacia në Serbi.

Armand Duka, presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit, ka biseduar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën rreth ndalimit të ekstradimit të Ismail Morinës – Ballistit nga Kroacia në Serbi

“FSHF vazhdon të ndjekë me shumë intensitet dhe angazhim maksimal procesin për mos ekstradimin e Ismail Morinës drejt Serbisë. Presidenti Armand Duka ka pasur një komunikim intensiv me Kryeministrin e vendit Edi Rama për këtë problem”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

“Kreu i Ekzekutivit së bashku me Presidentin e FSHF kanë marrë kontakt të vazhdueshëm edhe me autoritetet kroate për zgjidhjen përfundimtare të procesit. Gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe paradites së sotme, por edhe në vijim janë parë të gjitha mundësitë dhe hapësirat ligjore për të mbrojtur një çështje të tillë”, përfundon njoftimi.