Qeveria: Kosovarët që kanë vepruar në Zvicër tani mund t’i marrin pensionet

Qeveria e Kosovës ka miratuar Nismën e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Konfederatës së Zvicrës dhe Qeverisë së Kosovës.

Ministri i MPM-së, Arban Abrashi ka thënë se qytetarët e Kosovës që kanë vepruar në Zvicër e që jetojnë në Kosovë do të mund të marrin pension në Zvicër, raporton lajmi.net.

Ndërsa kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se kjo nismë është shumë e rëndësishme pasi kemi nevojë për sigurime sociale për qytetarët dhe e ka quajtur si sukses të Qeverisë.

Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar edhe projekt udhëzimi për mënyrën e kompensimit të viktimave nga dhuna.