Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka votuar Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Projektligjin e ka prezantuar ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka sqaruar mekanizmin e vendimmarrjes për këto masa.
“Sa i përket vendimmarrjes, për këto masa parashikohet themelimi i një bordi të pavarur për masat e përkohshme për rregullimin e çmimeve, i cili do të emërohet nga Kuvendi dhe do t’i raportojë atij. Në projektligj janë përcaktuar edhe kushtet për emërimin e anëtarëve të bordit, kompetencat e tij, si dhe procesi i vendimmarrjes””, ka thënë Kusari-Lila.







