Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ka marrë 1.3 milion euro nga Qeveria për trajtimin e qenve endacakë.
Qeveria vitin e kaluar në një nga mbledhjet morri vendim që jepte 1.3 milion euro për trajtimin e qenve endacakë në komunat, raporton klankosova.
Edhe pse mjetet e ndara nga Qeveria kanë kaluar në buxhetin e këtij Agjencioni, ky projekt ende nuk ka filluar.
Lamir Thaçi, zyrtar për Informim në AUVK, tha se shumë shpejt do të fillohet me procedurat e trajtimit të qenve endacakë.
Thaçi nuk dha një afat se kur mund të fillojë implementimi i këtij projekti, ndonëse thotë se trajtimi do fillojë shumë shpejtë.







