Qeveria ndan 300 mijë euro për t’i dërguar veteranët e UÇK-së në deti

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 300 mijë euro për rehabilitimin e 1500 veteranëve të luftës së UÇK-së.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se kanë pranuar ku është kërkuar nga Qeveria për t’i dërguar veteranët e luftës në pushime në bregdetin e Shqipërisë.

“1500 veteranë, shuma është 300 mijë euro. Kam pas bisedë me veteranët. Është shtuar numri i aksidenteve me fatalitet i vetëvrasjeve të veteraneve. Ata e kanë shpreh këtë kërkesë si ndërhyrje një lloj rehabilitimi”, tha ai.