Qeveria i ndan KOSTT-it një milion euro për komunat veriore

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë mjete financiare në vlerë 1 milion euro për KOSTT-in, për mbulimin e shpenzimeve për furnizim me energji elektrike në komunat veriore.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ky është një vendim i përkohshëm, i cili ruan funksionalitetin e rrjetit të KOSTT-it.

Qeveria po ashtu ka miratuar propozim-vendimin për vënien në shfrytëzim për qëllime publike të pronës së identifikuar në Prizren, për themelimin e një parku inovativ dhe trajnues gjermano-kosovar, për 99 vjet.

Kryeministri Haradinaj tha se ky është një lajm i mirë për ekonominë e vendit.