Qeveria në Gaza: Të paktën 87 gazetarë të vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori

Zyra e qeverisë për media në Rripin e Gazës ka bërë të ditur se të paktën 87 gazetarë janë vrarë në fushatën e vazhdueshme ushtarake izraelite në enklavën e rrethuar palestineze që nga 7 tetori, transmeton Anadolu.

Zyra e qeverisë tha se viktima e fundit ishte Abdulkarim Oda, i cili u vra në një sulm izraelit, pasi më parë të hënën njoftoi se numri i gazetarëve të vrarë ishte 86.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore në hakmarrje për sulmin ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 18.412 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 50.100 të tjerë janë plagosur në sulmin izraelit që atëherë.