Qeveria nuk i ndan të gjitha mjetet për kompensimin e dëmeve nga breshëri në Rahovec

Qeveria e Kosovës po mban mbledhjen e rregullt të saj.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 1 milion euro për komunën e Rahovecit.

Kjo shumë është ndarë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga breshri dhe vërshimet në vitin 2018, transmeton lajmi.net.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se shuma e kërkuar nga komuna e Rahovecit është më e madhe, mirëpo ai tha se ajo është plotësuar pjesërisht.

Haradinaj ka thënë se edhe në të ardhmen do të ndahen mjete financiare për këtë çështje.

Edhe këto mjete janë ndarë nga kategoria e shpenzimeve rezervë.