QKUK, gjendje e mjerueshme me furnizim të mjeteve

Gjendja me furnizim me barëra dhe mjete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës duket të jetë e mjerueshme.

Edhe sot ka pasur raportime nga ana e mediave në Kosovë se pacientët po detyrohen të blejnë gjërat bazë, si penjtë, maskat, mantelët njëpërdorimësh dhe dorëzat, në mënyrë që doktorët të mund të kryejnë shërbime.

Një ngjarje e raportuar së fundmi përmes rrjeteve sociale është ajo e blerjes së penjve në repartin e Gjinekologjisë në QKUK, e që për këtë dëshmohet edhe me faturën e blerë.

Ka pasur raportime të vazhdueshme se në QKUK mungojnë edhe mjetet higjientke si shampot dhe letrat higjienike. /Mesazhi/