Qytetarët e komunave në veri ftohen për regjistrim në Zyrat e Punësimit, pagat subvencionohen deri në 70 %

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ftuar të gjithë punëdhënësit dhe punëkërkuesit në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit të regjistrohen në Zyret e Punësimit në komunat e tyre për të aplikuar për masën e punësimit për qytetarët e këtyre katër komunave.

Në njoftim thuhet se masa ofron mundësinë e subvencionimit të 70% të pagës së punëtorëve të angazhuar për një periudhë prej gjashtë muajsh.

Për më shumë, ndiqni deklaratën e Dragan Leseviç – dhëheqës i Zyrës së Punësimit në Komunën e Leposaviqit.