Qytetarët tashmë mund të ndajnë terminin e provimit teorik dhe praktik për patentë-shofer përmes platformës e-Kosova

Nga lëshimi i certifikatave, tek kontrolli i gjobave, faturave të energjisë elektrike dhe ujit apo aplikimi për subvencione të ndryshme të ofruar nga qeverisa e Kosovës, kjo platformë sot ofron afro 100 shërbime të ndryshme.

Platforma e shërbimeve elektronike të qeverisë së Kosovës, e-Kosova, njoftoi ditën e Enjte lançimin e dy shërbimeve të reja të cilat do tu lehtësojnë marrjen e shërbimeve qytetarëve të Kosovës.

Bëhet fjalë për ndarjen e terminit të provimit teorik dhe praktik për patentë-shofer dhe pagesa e tarifave respektive.

Për të përfituar këto shërbime qytetarët duhet të hapin platformën e-Kosova duke u identifikuar përmes numrit personal dhe fjalëkalimit dhe më pas duke klikuar në shërbimin “Automjeti.”

Ky shërbim mund të aksesohet duke vizituar këtë lidhje: https://ekosova.rks-gov.net/Service/6

Kjo platformë e shërbimeve të administratës publike vijon të pasurohet dita me shërbime të reja. Në fillim të muajit u shtuan katër shërbime të reja nga Ministria e Shëndetësisë kur qytetarët mund të bëjnë kërkesë për përzgjedhjen dhe ndryshimin e mjekut familja për vete ose për persona të tjera.

Nga lëshimi i certifikatave, tek kontrolli i gjobave, faturave të energjisë elektrike dhe ujit apo aplikimi për subvencione të ndryshme të ofruar nga qeverisa e Kosovës, kjo platformë sot ofron afro 100 shërbime të ndryshme.

Platforma e-Kosova menaxhohet dhe administrohet nga Agjencia e Shoqërisë dhe Informacionit të Kosovës.