Rabbit shet 10 mijë njësi të pajisjes së xhepit R1

Përdoruesit mund të trajnojnë pajisjen sesi të ndërveprojë me aplikacione të caktuara. Edhe pse grupi i parë është shitur, përdoruesit mund të porositin produktin R1 nga uebsajti Rabbit.

R1, pajisja e xhepit e cila supozohet se përdor aplikacionet për llogari të përdoruesve, është shitur plotësisht. Përmes një postimi në rrjetin social X, startupi Rabbit tha se ka shitur 10 mijë njësi në një ditë të vetme.

Kur filluam ndërtimin e R1, diskutuam së brendshmi se do të ishim të kënaqur nëse shesim 500 pajisje në ditën e debutimit,” shkruante Rabbit.

Në 24 orë, e kemi tejkaluar objektivin me 20 herë!

Rabbit prezantoi R1 gjatë evenimentin CES ditën e Marte dhe vjen me ekran 2.88-inç me prekje dhe funksionon me sistemin operativ Rabbit OS. Përdor një “Model të Madh Aksioni” i cili funksionon si një kontroller universal për aplikacionet.

Si rezultat pajisja mund të bëjë veprime si luajtja e muzikës, blerja e ushqimeve dhe dërgimi i imazheve përmes një ndërfaqeje të vetme pa qenë nevoja të përdoret smartfoni.

Përdoruesit mund të trajnojnë pajisjen sesi të ndërveprojë me aplikacione të caktuara. Edhe pse grupi i parë është shitur, përdoruesit mund të porositin produktin R1 nga uebsajti Rabbit.

Rabbit thotë se produkti do të bëhet i disponueshëm serish mes muajve Prill dhe Maj 2024.