Rafah: Palestinezët në mosbesim mbi ofensivën e planifikuar të Izraelit ndaj kampit të mbipopulluar

Deklarata e lëshuar nga ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant, se ata kishin marrë me sukses kontrollin e plotë mbi qytetin e Khan Younis, duket se është një hyrje për atë që do të vijë më pas, veçanërisht për shumicën e njerëzve në Rafah, të cilët janë më shumë të shqetësuar për atë hap që mund të ndërmerrte ushtria izraelite.

Palestinezët kanë një mosbesim në rritje dhe ata nuk mund të besojnë tani ushtrinë izraelite, thjesht sepse ata kanë ndjekur urdhrat e Izraelit që nga fillimi i këtij raundi të luftimev.

Ata tani jetojnë në Rafah, e cila është zona e fundit e mbetur në Rripin e Gazës.

Tani, me këtë deklaratë të ministrit izraelit të mbrojtjes, duket se ata nuk kanë ku të shkojnë tjetër, veçanërisht nëse forcat izraelite planifikojnë t’i detyrojnë njerëzit të kthehen përsëri në Khan Younis ose në ndonjë qytet tjetër në Gaza, të cilat plotësisht janë kthyer në rrënoja.

Njerëzit nuk do të jenë në gjendje të gjejnë infrastrukturën e duhur civile për t’u strehuar nëse kthehen përsëri në këto zona.

Duket se do të ketë më shumë vdekje mes civilëve, thonë nga Aljazeera.