Rama: FSK shpreh pajtimin e plotë me Projektligjin

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rrahman Rama, ka deklaruar se FSK shpreh pajtimin e plotë dhe mbështesin miratimin e Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Rama këto komente i ka bërë gjatë ligjëratës në kolegjin Iliria, ku tha se kanë formuar grupet punuese nga Ministria e FSK-së, të cilët pas dhënies së mendimit, projektligjin ditë më parë e kanë proceduar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ai duke folur në ligjëratën me temën “Roli, detyrat, statuti aktual, kapacitet operacionale, trajnimet, bashkëpunimi bilateral, dhe planifikimi për të ardhmen e FSK-së”, ka thënë se qëllimi i tyre është që përmes trajnimeve me partnerët, ta ndërtojnë një forcë profesionale me qëllim që të jenë pjesë e NATO-s.

Gjeneral Rama gjatë ligjëratës i njoftoi studentët edhe bashkëpunimin që ka FSK-ja, ku tha me 13 shtete kanë marrëveshje bilaterale, si dhe janë në proces të nënshkrimit të marrëveshjeve edhe me 6 shtete të tjera.