Rama merr dozën e tretë të vaksinës: Mos u besoni delirantëve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mori sot dozën e tretë të vaksinës.

Kryeministri bëri thirrje që njerëzit t’i besojnë shkencës dhe jo deliarantëve në internet.

“Unë bëra sot vaksinën e tretë me zgjedhje të rastësishme, sepse nuk e kuptoj dot se si në shekullin 21 nuk i besohet shkencës, por disa delirantëve në internet. Nga Amerika në Australi, dhe u është hap goja atyre që s’kanë lidhje me humanizmin dhe shëndetin publik. Kjo është skandaloze dhe e turpshme, dhe ne vend t’i besosh shkencës dhe fakteve, se vaksina të mbron nga vdekja, çfarë mund të thuhet tjetër sot. Ju them sot edhe atyre që kanë biznese nesër mund tu mbyllet biznesi nga mos vaksinimi. Mund të vijë dhe vendimi që kush do të hyjë në Shqipëri duhet të jetë i vaksinuar”, tha Rama.

Vendimi për dozën e tretë jo vetëm për të moshuarit ,por për të gjithë u mor ditën e sotme.

Doza e tretë e vaksinës antiCOVID do të jetë e mundur në Shqipëri për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç, me kushtin që të kenë kaluar 6 muaj nga bërja e dozës së dytë. Lajmin e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë./tch