Rama: Mos të harrojnë shqiptarët e Kosovës se pa SHBA-të nuk do të kishin shtet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Rama ka thënë se është mirë që shqiptarët kudo që janë, e sidomos ata të Kosovës, të mos harrojnë se pa ShBA-të nuk do të kishte shtet të pavarur të Kosovës.

“ShBA-të kanë qenë, janë dhe do të mbeten mbështetëse të palëkundura të procesit të njohjes përfundimtare të Kosovës dhe të përmbushjes së subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe është mirë që asnjëherë shqiptarët kudo që janë, duke filluar nga shqiptarët në Kosovë që të mos e harrojnë se pa ShBA-të nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës”, ka thënë Rama.