Rama shkon sot në Bruksel, pritet të diskutojë për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të udhëtojë sot për në Bruksel, ku do të pritet nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Takimi i Ramës me Michel do të mbahet në orën 12 e 30.

Sipas mediave në Shqipëri, çështja kryesore e diskutimit në takimin e Ramës me Michel do të jetë normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe nevoja për të ulur në një tryeze Aleksandër Vuçiqin me Albin Kurtin.

Më 8 qershor, kryeministri Edi Rama i ka dërguar një draft për Asociacionin e komunave me shumice serbe, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz