🌙 Edhe sikur të mos kishim lexuar ndonjë prej haditheve të Muajit Ramazan, me vetëdijen tonë besimtare do të kishim kuptuar e perceptuar madhështinë e tij, nga ajo që ndjehet dhe shihet qartë në lëvizjen e njerëzve në Ramazan!
🤲🏻 Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Resulullahun tonë, nga i cili kemi mësuar detaje pa fund nga mirësia dhe bekimet, me të cilat Zoti i gjithësisë na mbulon në këtë Muaj të madh ndryshimesh të mëdha!
✅ Ka një angazhim të jashtëzakonshëm dhe një përkushtim të madh nga të gjithë për të qenë ky Muaj, si një frymë xheneti në mesin tonë!
💐 Kur Resulullahu (a.s) na tregon se në këtë Muaj “hapen dyert e xhenetit”, natyrshëm kjo është për të na treguar se xheneti, të cilin e ka krijuar Allahu i Madhëruar, është përgatitur për të pritur ata besimtarë vepërmirë që largohen nga kjo botë në këtë Muaj të bekuar.
🌿 Njëkohësisht, në jetën tonë të përditshme, përkushtimi për ta dëshmuar besimin dhe vlerat e tij në një mënyrë të jashtëzakonshme, e bën realitetin tonë si të ishte xhenet!
🟢 Pra, të kuptojmë se hapja e dyerve të xhenetit në Ramazan nënkupton hapjen e dyerve të xhenetit real dhe hapjen e mundësive për ta kthyer realitetin tonë në një xhenet të jetuar nëpërmjet veprave, sjelljeve, bamirësive dhe përkushtimit për ta ndërtuar jetën dhe marrëdhëniet me tjetrin mbi bazat e një përkushtimi dhe një transparence shpirtërore tepër të lartë!
Imam Muhamed Bardhyl Sytari








