Ramazani nis të shtunën

Kryesia e Bashkësisë Islame ka përgëzuar besimtarët në Kosovë për fillimin e muajit të Ramazanit.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e shtunë më 27 maj 2017.Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, ka përgëzuar besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet shqiptare duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët