Raportimi në Kuvend për takimin në Uashington, Osmani i përgjigjet Thaçit

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani iu është përgjigjur kërkesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për seancë të dedikuar raportimit të tij për takimin me presidentin e Serbisë Aleksandër Vu]iq.

Osmani në letrën e saj drejtuar presidentit të Kosovës i ka dhënë vërejtje se kërkesa për seancë do të duhej të bëhej më herët, shkruan lajmi.net.

Më tutje, Osmani ka vazhduar arsyetimin e saj se kjo seancë nuk do të mund të ndodh para datës 9 mars, për shkak të angazhimeve në Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më datat 5, 6 dhe 7 mars, ndërsa ka thënë se më 9 mars do të organizohet seancë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Osmani i ka thënë Thaçit se menjëherë pas këtyre angazhimeve, në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pas datës 9  mars, do të shqyrtohet mundësia e seancës tematike për raportim të presidentit përpara deputetëve. 

Kjo është letra e Osmanit: