Ballina Lajmet Kosovë Raportohen katër raste të personave të zhdukur në Kosovë, dy të mitur

Raportohen katër raste të personave të zhdukur në Kosovë, dy të mitur

Katër raste të personave të zhdukur janë raportuar në ditët e fundit në Pejë, Prizren, Podujevë dhe Drenas. Në mesin e të raportuarve janë edhe dy të mitur.

Në Pejë, më 28 gusht, një grua ka raportuar se motra e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq, në Prizren, më 4 shtator, një grua ka njoftuar Policinë se mbesa e saj, shtetase e Shqipërisë e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Një rast tjetër është raportuar në fshatin Siboc i Epërm të Podujevës. Një burrë ka deklaruar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

Po të njëjtën ditë, në Drenas është raportuar edhe një rast tjetër. Një burrë ka njoftuar Policinë se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas Policisë së Kosovës, të gjitha rastet janë duke u hetuar.