Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Raportohet se Rusia ka plan për ndarje në dysh të Ukrainës

Raportohet se Rusia ka plan për ndarje në dysh të Ukrainës

Kirilo Budanov

Rusia po përpiqet të ndajë Ukrainën në dy pjesë, në mënyrë që të krijojë një rajon nën kontrollin e Moskës, pasi ajo nuk arriti të marrë nën kontroll të gjithë vendin, tha kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase.

Reuters raporton se Kirilo Budanov tha në një deklaratë se Rusia dëshiron të “krijojë Korenë e Veriut dhe Jugut në Ukrainë”, duke shtuar se vendi i tij së shpejti do të fillojë një luftë guerile në territorin e pushtuar nga Rusia. /rel