Raportohet se SpaceX po ndërton një rrjet satelitësh spiunë për qeverinë Amerikane

SpaceX e përshkruan Starshield si një rrjet satelitor i sigurtë shtetëror dhe Elon Musk shkruante në X se ishte në pronësi të qeverisë Amerikane dhe kontrollohej nga DoD Space Force.

Njësia Starshield e SpaceX ka pasur një konkratë të klasifikuar me Zyrën Amerikane të Zbulimit (NRO) që prej 2021 për ndërtimin e një rrjeti prej qindrash satelitësh spiunë për agjencinë raportoi Reuters ditën e sotme duke cituar burime të afërta me programin.

Një raport i Wall Street Journal në Shkurt listonte një kontratë të klasifikuar me vlerë 1.8 miliardë dollarë me SpaceX për një agjenci shtetërore emri i të cilës nuk bëhej i ditur.

Tani Reuters ka zbuluar emrin dhe qëllimi i kontratës është ndërtimi i një rrjeti prej qindra satelitësh të cilët mund të fotografojnë dhe operojnë në orbitën e ulët të Tokës.

Raporti nuk hodhi dritë se kur ky rrjet do të jetë operacional apo çfarë kompanish janë të përfshira. Por citon faktin se një databazë Amerikane me objekte hapësinore liston satelitët e lëshuar nga SpaceX.

SpaceX e përshkruan Starshield si një rrjet satelitor i sigurtë shtetëror dhe Elon Musk shkruante në X se ishte në pronësi të qeverisë Amerikane dhe kontrollohej nga DoD Space Force.

Sipas Reuters, nëse kontrata NRO është e suksesshme, ajo do të “përparonte ndjeshëm aftësinë e qeverisë dhe ushtrisë amerikane për të dalluar shpejt objektivat e mundshëm pothuajse kudo në botë.”