Raundi i tretë i bisedimeve Ukrainë-Rusi do të zhvillohet në fundjavë

Mykhailo Podolyak

Presidenti rus Vladimir Putin i tha kancelarit gjerman Olaf Scholz, gjatë një bisede telefonike se një raund i tretë i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës është planifikuar për këtë fundjavë, shkruan CNN.

Raundi i dytë i bisedimeve të mbajtur të enjten nuk dha asnjë rezultat që i nevojitej Ukrainës, tha një negociator ukrainas pas përfundimit të bisedimeve. Megjithatë, gjatë atij raundi të bisedimeve u ra dakord për korridoret humanitare për civilët.

“Fatkeqësisht, rezultatet që i duhen Ukrainës nuk janë arritur ende. Ekziston një zgjidhje vetëm për organizimin e korridoreve humanitare,” tha zyrtari i lartë ukrainas Mykhailo Podolyak në një postim në Twitter.