Reagim, komunikatës së Kishës Protestante rreth shamisë në shkolla

Hoxhë Vladimir Kera

Shamia ka një traditë historike nga Hebraizmi tek Krishtërimi e deri tek Islami. Në të gjitha këto fe ajo ka treguar nivelin e lartë të besimit tek mbartëset e saj.

Tek Hebraizmi në familjen e Al-Imranit, tek Krishtërimi me Shën Marinë dhe tek Islami me Nënat e Besimtarëve.

Kjo nuk është rastësi, por një vlerë dhe një emërues i përbashkët i feve pavarësisht ndryshimeve qe i bëri koha dhe njerëzit e dobët. Për këtë arsye shamia të imponon respekt të natyrshëm.
——
Keqardhje e madhe për Kishën Protestante Ungjëllore të Kosovës (KPUK) e cila e konsideron mbartjen e shamiave në shkolla si një veprim antishqiptarë, antikombëtare dhe antishtetërorë. Deklaratë e cila nuk bën gjë tjetër vetëm se nxitën urrejtje, përçarje dhe islamofobi.
——
Kjo deklaratë nuk është zëri i të gjithë krishterëve, por i një pjese fatkeqësisht prej atyre që flasin në emrin e Krishtit dhe pse vetë Krishti nënën e tij (shën Marian) e kishte me shami.

Prandaj lutemi me lutjen e Isait a.s (Krishtit) kur tha; “O Zot fali se nuk e dijnë se ç’farë bëjnë”.

Vladimir Kera