Reagon edhe deputeti Haziri: Terrori duhet të dënohet kudo, kurdo e nga kushdo që bëhet

Ndaj dhunës izraelite të ushtruar ndaj palestinezëve ka reaguar edhe deputeti tjetër i LVV-së, Fitim Haziri.

Përmes një statusi në Facebook, Haziri ka thënë se terrori duhet të dënohet kudo, kurdo e nga kushdo që bëhet, duke shtuar se duhet t’i mbrojmë dhe të reagojmë për civilët palestinezë, jo pse janë palestinezë, por sepse janë njerëz dhe ndaj tyre po kryhen vrasje dhe dhunë.

Ky është statusi i tij i plotë:

Terrori duhet të dënohet kudo, kurdo e nga kushdo që bëhet. Viktima dhe i pafajshmi duhet të mbrohet gjithmonë, e në veçanti kur dhuna ndaj tyre është sistematike.

Sot, duhet t’i mbrojmë dhe të reagojmë për civilët palestinezë, jo pse janë palestinezë, por sepse janë njerëz dhe ndaj tyre po kryhen vrasje dhe dhunë…