Reagon Kurti për ndalimin e qytetarëve në Serbi: Po mbahen arbitrarisht në kufi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas ndalimit të qytetarëve të Kosovës në Serbi, duke thënë se është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

Kurti përmes platformës “X” ka shkruar se një ditë pas votimit pro për KiE, Serbia hakmerret kundër qytetarëve të Kosovës.

“Serbia hakmerret kundër civilëve. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 qytetarë tanë—përfshirë. fëmijët—janë mbajtur arbitrarisht në kufi, janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi. Një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”, ka shkruar kryeministri.