Reagon vëllai i Donjeta Pajazitajt

Pas lirimit të Naser Pajazitajt nga Gjykata Supreme, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, ka reaguar vëllai i Donjetës, raporton teve1.info

Shkëlqim Pajazitaj, përmes një postimi publik në Facebook, ka shkruar se drejtësia kosovare edhe njëherë e vërtetoi se është e fëlliqur.

“Drejtësia e Kosovës edhe njëherë vërtetoi se sa e fëlliqur është, edhe një here vërtetoi se njërzillaku nuk po ekzistojka, e vërtetoi qe njerëzimi qe punon aty e SHESIN fytyrën e tyre për para.

Nga sot e tutje ne nuk kemi besim as ne Polici, Gjykatë e as ne Prokurori kur qe 7 vite nuk kenë ne gjendje me e zbulu te verteten.

Këta me shumë janë te interesuar te marin një page nga shteti sesa te vënë drejtësi ne vendin e tyre”, ka shkruar ai.

Orë më parë në një seancë gjyqësore, Supremja mori vendim që Naser Pajazitajn ta liroj nga akuza për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

I akuzuari ishte shpallur fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata në Pejë.