Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Irina Vereshchuk tha se është bërë shkëmbimi i tretë i të burgosurve, me udhëzim të presidentit, Vladimir Zelenskiy.
Midis Ukrainës dhe Rusisë pati një shkëmbim të robërve.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Irina Vereshchuk, në një deklaratë në llogarinë e saj në Telegram, ka thënë se dje është bërë shkëmbimi i tretë i të burgosurve, me udhëzim të presidentit, Vladimir Zelenskiy.
Duke thënë se 26 ukrainas u liruan në kuadër të shkëmbimit, Vereshchuk tha se 12 ushtarë dhe 14 civilë u kthyen në shtëpitë e tyre.
Vereshchuk njoftoi gjithashtu lirimin e autobusëve të evakuimit, të cilët u ndaluan së bashku me 529 pasagjerë nga ushtria pushtuese ruse në qytetin e Melitopol.
Duke rikujtuar se nuk mund të merrnin leje për evakuim në qytetet Berdyansk, Tokmak dhe Energodar në rajonin e Zaporozhye, Vereshchuk tha se do të përpiqen të arrijnë sërish në këto qytete për evakuimin e qytetarëve.
Ajo deklaroi se në 24 orët e fundit, 3.425 njerëz arritën në Zaporizhye nga Mariupol dhe Berdyansk përmes korridoreve humanitare me automjetet e tyre dhe autobusët e evakuimit, dhe 578 njerëz u evakuuan nga qytetet Lisichansk, Severodonetsk, Rubijnoye, në rajonin e Kreminnaja dhe Popasnaya.
Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se numri i personave të evakuuar nga zonat e rrezikshme që nga 24 shkurti, kur filloi lufta në Ukrainë, është mbi 704 mijë.
Mihail Mizintsev, Shefi i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, deklaroi se janë hapur korridoret humanitare për evakuimin e civilëve në drejtimet Harkovit dhe Mariupol të Ukrainës, duke filluar nga ora 10:00 me orën e Moskës çdo ditë.
Ai tha se një korridor shtesë është siguruar nga qyteti i Mariupolit në qytetin e Berdyansk, duke vënë në dukje iniciativat humanitare të Gjermanisë, Turqisë dhe Francës në lidhje me evakuimin e civilëve dhe shtetasve të huaj. /trt







